📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR TATIMPAGUESIT

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se të gjithë tatimpaguesit që kërkojnë rimbursim, apo që do të aplikojnë për rimbursim në të ardhmen, janë të obliguar të regjistrohen në Sistemin Informativ të Menaxhimit Financiar të Kosovës (SIMFK).

❗ Pa regjistrim dhe aprovimin në SIMFK, rimbursimi nuk mund të realizohet.

📌 Regjistrimi kryhet vetëm përmes platformës e-Kosova, në shërbimin Thesari.

Postimi i plote i ATK-se

ATK njofton tatimpaguesit që janë në procedurë të rimbursimit, ose që planifikojnë të aplikojnë për rimbursim, se regjistrimi në SIMFK është i obligueshëm.

📌 Regjistrimi kryhet vetëm përmes platformës e-Kosova, në shërbimin e Thesarit.

❗ Pa regjistrim/aprovim në SIMFK, pagesa e rimbursimit nuk mund të realizohet.

🔗 Më shumë informata:

https://www.atk-ks.org/njoftim-per-tatimpaguesit-qe…

Postimi i plote i Ministris se Financave.

Shërbimi elektronik për regjistrimin e furnitorëve tashmë është aktiv

Thesari i Republikës së Kosovës ka lansuar shërbimin elektronik për regjistrimin e furnitorëve, i integruar në platformën shtetërore e-Kosova, i cili tashmë është aktiv dhe funksional për të gjithë operatorët ekonomikë, përfituesit individualë dhe OJQ-të.

Ky sistem i ri mundëson regjistrim të drejtpërdrejtë, me verifikim automatik të të dhënave nga sistemet shtetërore përkatëse, duke eliminuar dokumentacionin fizik dhe pritjet e gjata administrative. Përmes tij, operatorët ekonomikë kursejnë kohë, kosto dhe mund, ndërkohë që rritet siguria dhe transparenca në menaxhimin e të dhënave në sistemin financiar publik.

Thesari ka mbajtur edhe një trajnim online ku janë trajnuar mbi 320 zyrtarë të organizatave buxhetore për mënyrën e regjistrimit si furnitorë.

Për të përdorur shërbimin, hyni në platformën e-Kosova, te Shërbimet, dhe klikoni ikonën Thesari, ku do të gjeni dy opsione:

• Përcjell statusin e faturës

• Regjistrohu si përfitues në Sistemin Informativ të Menaxhimit Financiar të Kosovës (SIMFK)

Shërbimin mund ta qasni drejtpërdrejt përmes kësaj vegëze:

https://ekosova.rks-gov.net/Service/51

Similar Posts