Ekzekutimi i pagave për të gjithë punëtorët e sektorit publik
Ministria e Financave njofton se sot, më datë 30 shtator 2025, do të bëhet ekzekutimi i pagave për të gjithë punëtorët e sektorit publik.
Pagesat do të transferohen në llogaritë bankare të punonjësve gjatë ditës, në përputhje me procedurat e rregullta financiare.
Ministria e Financave falënderon të gjithë punëtorët e sektorit publik për angazhimin dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm në ofrimin e shërbimeve për qytetarët e vendit.