ATK në terren për verifikimin e bizneseve dhe vendosjen e stikerëve identifikues.
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka filluar një aksion të gjerë në terren për verifikimin e bizneseve dhe vendosjen e stikerëve identifikues në të gjithë territorin e vendit.
Ky proces ka për qëllim të dallojë bizneset që janë të regjistruara dhe në përputhje me detyrimet tatimore nga ato që veprojnë në mënyrë të paregjistruar ose nuk i kanë përmbushur obligimet e tyre ligjore.
Sipas ATK-së, kjo masë është pjesë e përpjekjeve për të rritur transparencën fiskale dhe për të luftuar ekonominë joformale, e cila dëmton konkurrencën e ndershme dhe buxhetin e shtetit.
Gjatë kontrolleve, inspektorët e ATK-së po vendosin stikerë në bizneset që plotësojnë kushtet ligjore, ndërsa subjektet që nuk janë të regjistruara apo nuk kanë përditësuar të dhënat e tyre tatimore, rrezikojnë gjobë dhe procedura ligjore.
ATK u bën thirrje të gjithë pronarëve të bizneseve që të sigurohen për rregullsinë e statusit të tyre tatimor dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për të shmangur penalizimet.
LAJMI I PLOTE I ATK-së:
ATK në terren për të identifikuar bizneset e regjistruara dhe për të promovuar barazinë tatimore
Sot, në qytetet e Mitrovicës dhe Drenasit, ekipet e ATK-së kanë vendosur stikera njoftues në bizneset që janë të regjistruara, për të dalluar bizneset e ndershme nga ato që nuk i përmbushin detyrimet tatimore dhe për të rritur transparencën ndaj qytetarëve.
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, z. Mentor Hyseni, theksoi se: “Ky aktivitet na ndihmon të dallojmë bizneset që veprojnë në mënyrë të ndershme nga ato që shmangin detyrimet tatimore. Vendosja e stikerëve tregon qartë se cilat biznese janë të regjistruara dhe lehtëson identifikimin e tyre nga qytetarët.
Ftoj të gjithë qytetarët që të raportojnë për çdo biznes të dyshuar për mosregjistrim përmes Platformës së Denoncimeve në faqen zyrtare të ATK-së: https://crmm.atk-ks.org/sq/Public/WantToReport”
Ky aktivitet nënvizon përpjekjet e ATK-së për një ekonomi të drejtë, transparente dhe konkurruese, ku puna e ndershme vlerësohet dhe mbështetet.
REKLAMIM:

KUJDES
ATK në terren për të verifikuar bizneset, mos e rreziko biznesin tënd!
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka filluar vendosjen e stikerëve në bizneset e regjistruara në të gjithë vendin, për të dalluar bizneset që janë të rregullta nga ato që nuk i përmbushin detyrimet tatimore.
Kjo nënkupton se çdo biznes që nuk është i regjistruar, rrezikon gjoba dhe masa ligjore.
Mos prit derisa të vijë ATK-ja, regjistro biznesin tënd sot me ndihmën e KonFin A&C!
Ne ofrojmë:
Regjistrim të biznesit FALAS
Mirëmbajtje të kontabilitetit për 3 muajt e parë falas
Çmime shumë të favorshme për bizneset fillestare
Na kontaktoni sot në: 049 246 515
Email: konfinacshpk@gmail.com
Vizito: www.konfin-ks.com
KonFin A&C, Partneri juaj në çdo hap të suksesit financiar!