A është i obliguar personi fizik jo-afarist të deklarojë dhe paguajë tatimin për të ardhurat e krijuara brenda dhe jashtë Kosovës, për të cilat nuk është mbajtur tatimi në burim?

Sipas legjislacionit tatimor në Kosovë, personi fizik jo-afarist, për të ardhurat e krijuara brenda dhe jashtë vendit dhe për të cilat nuk është mbajtur tatimi në burim, është i obliguar të deklarojë dhe paguajë tatimin. Kjo bëhet përmes deklaratës vjetore PD ose përmes sistemit elektronik EDI, duke përfshirë të gjitha të ardhurat e krijuara brenda dhe jashtë Kosovës.

Similar Posts