Kam probleme sociale, a mund ti terheq kursimet nga TRUST-i para pensionimit?
Me keqardhje por kursimet nuk mund të përdoren për asnjë qëllim tjetër sado urgjent që është.
Mirëqenia sociale e qytetarëve të Kosovës është përgjegjësi e autoriteteve përkatëse të Kosovës.
Kursimi pensional, sado që është pjesë e mirëqenies sociale, është i pamjaftueshëm për të zgjidhur problemet e rënda sociale dhe duhet të ofrohet atëherë kur e ka kohën, në moshën e vjetër, kur nevojitet edhe më shumë sesa kur jeni më i ri.